|

Ekspozitë e pikturave nga Agron Saliu

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën e pikturave nga Agron Saliu. Ekspozita do të mbahet në datën 03 prill,2012 (ditë e martë) në Sallonin Imperial 1, në orën 20:00.
Agron Saliu ka lindur në vitin 1984 në Tetovë, Ka diplomuar në fakultetin e Arteve në Tetovë, drejtimi pikturë, në klasën e profesorit Ilirijan Beqiri në vitin 2011.
Ekspozita në grup:
2009 – Çifte Hamam – Shkup
Kjo është ekspozita e parë personale, ku do të paraqitet me 30 punime në teknikën vaj në pëlhurë të punuara vitet e fundit.

Similar Posts