|

Ekspozitë “Net – Cam, rrjetet e muzeumeve Bal – Cam”

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju informon se ne sallonin Imperia 1 do të mbahet ekspozitë e organizuar nga Net – Cam, rrjetet e muzeumeve Bal – Cam, e cila do të mbahet me 6 shkurt (e premte) 2015. Rrjeti NetCAM-së, është i nevojshëm për përmirësimin e realitetit kulturor që krijon kontakte dhe marrëdhënie të jashtme.

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju informon se ne sallonin Imperia 1 do të mbahet ekspozitë e organizuar nga Net – Cam, rrjetet e muzeumeve Bal – Cam, e cila do të mbahet me 6 shkurt (e premte) 2015.
Rrjeti NetCAM-së, është i nevojshëm për përmirësimin e realitetit kulturor që krijon kontakte dhe marrëdhënie të jashtme.
Por këtë herë, sipas stilit të tij për të pasuruar sferën artistike në botë, Muzeu i Artit Bashkëkohor CAM Casoria ka për qëllim shumimin e muzeve në vende të ndryshme nëpër botë.
CAM nuk është vetëm muze por edhe ideator për menaxhim. Idetë e shkëlqyera të cilat në skenën ndërkombëtare të artit janë një koleksion që flet për historinë e qindra artistëve nga e gjithë bota, dhe ofron fokusin arsimor dhe kulturor për iniciativa të reja takime, bashkëpunime dhe shkëmbime.
Tani me rrjetin e sistemit CAM ofron mundësinë për të qenë njëkohësisht në disa vende. Në sajë të një brendi që tashmë ekziston në nivel ndërkombëtar, si dhe aftësinë për të menaxhuar buxhetin e ulët dhe nivel të lartë kulturor, CAM Casoria propozon krijimin e muzeve të reja të arteve bashkëkohore – CAM, të cilat do tëjenë të lidhura me njëri-tjetrin dhe do të menaxhohet nga selia e saj në Casoria.
Maqedonia është një vend që ka marrëdhënie të gjatë me Muzeun CAM dhe ka bashkëpunim të ndërthurur , dhe realizimi i fundit i bashkëpunimit të tillë është në hapësirat ekspozuese të Kasoria (Casoria) me artistë të rëndësishme të Maqedonisë, me titull “Pasqyrimi , bardhë, zi apo asnjë” në vitin 2013 , e cila është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Galerinë Kombëtare të Maqedonisë.Ekspozita përbëhet nga 30 fotografi dhe 15 video proeksione.
Ekspozitën do të hapë D. Antonio Manfredi, kurator nga Italia.

Similar Posts