|

Koncert nga Ninoslav Dimov, saksofon dhe Maja Popoviq, piano

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në koncertin Ninosllav Dimov, saksofon dhe Maja Popoviq, piano, që do të mbahet në datën 04 dhjetor (e martë) 2012 , me fillim në orën 20:00, në sallonin 19:19.

Në program do të jenë: Jacobi, Ross, Nikifor, Cowell dhe Matitia.
Ninoslav Dimov diplomoi në vitin 2004 në Fakultetin e Arteve në Shkup me notën më të lartë CUM LAUDE, ndërsa në vitin 2006 magjistroi

 në po të njejtin fakultet në klasën e prof. Stojan Dimov. Pas diplomimit me studime vazhdon në Berlin të Gjermanisë në Universitat der Kunste, në klasën e prof. Detlef Bensman, ku dhe i mbaron me sukses studimet për saksofon dhe vazhdon të specializohet në “Konzert Ekzamen” deri në vitin 2009. Është pjesëmarrës i rregullt në seminare prestigjioze për saksofon në Slloveni, Francë, Gjermani…Ka marrë shumë çmime në vend dhe ndërkombëtare.
Dimov përveç shumë recitaleve ka marrë pjesë si solist në Filharmoninë e Maqedonisë, Filharmoninë e Kosovës dhe me “Lietzeorchester” në Berlin.
Si student ka qenë udhëheqës i Kuartetit “Dimov” me të cilët ka realizuar performanca në Dubrovnik, Sarajevë, Beograd, në festivalet “Vera e Ohrit”, “Vera e Shkupit” dhe shumë performanca të tjera.
Ninoslav Dimov aktualisht është docent për saksofon në FA në Shkup.
Maja Popoviq është e lindur në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar në QASHMB “Ilija Nikollovski-Luj”, në Shkup në klasën e prof. S.A. Çadikovska dhe prof. M. Pisinova. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Shkup me notën më të lartë në drejtimin – piano, në klasën e prof. E. Elizoviq. Në vitin 2011 në po të njejtin fakultet magjistroi.
Punon aktualisht si profesor për piano dhe muzikë kamertale në QASHMB “Ilija Nikollovski-Luj” në Shkup.

Similar Posts