|

Mbrëmje – Relaks me këngëtarin FREDERIK NDOCI

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në një mbrëmje relaksuese për një fillim verë, me këngëtarin e njohur të muzikës së lehtë nga Shqpipëria, Frederik Ndoci, me 27 qershor, 2013 (ditë e enjte), në Sheshin “SKENDERBE”, në Çarshinë e Vjetër, me fillim në orën 21:00. Frederik Ndoci u lind në vitin 1958 në Shkodër. Studimet e larta i kreu në Tiranë, në Akademinë e Arteve të Bukura, për dramaturgji. Frederiku gjithëmon ka elektrizuar skenën më zerin e Carusos, zemrën e Elvis Presley-it dhe shpirtin e një cigani, prandaj është i mirëpritur kudo dhe nga moshat e ndryshme. Ju mirëpresim edhe ne në Sheshin “Skenderbe”, të argëtohemi së bashku!

Similar Posts