|

Recital nga Era Hoxha, sopran, në përcjellje të Misbah Kaçamakut, piano

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në recitalin nga Era Hoxha, sopran, në përcjellje të Misbah Kaçamakut, piano. Recitali do të mbahet me 11 dhjetor,2013 (e mërkurë), me fillim në orën 20:00.

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në recitalin nga Era Hoxha, sopran, në përcjellje të Misbah Kaçamakut, piano. Recitali do të mbahet me 11 dhjetor,2013 (e mërkurë), me fillim në orën 20:00.
Era Hoxha lindi në vitin 1981 në Shkup, ku edhe e mbaroi shkollën e ultë dhe të mesme të muzikës. Diplomoi në Fakultetin e Artit Muzikor në Tiranë, dega – kanto.
Hapat e parë muzikor i ka nisur që e vogël me pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme të përcjellura me çmime, diploma dhe mirënjohje. Që në korin e shkollës Era veçohet me zërin e saj si soliste. Në festivalin e fëmijëve “Bilbilat këndojnë”, i ndahet vendi i parë për interpretim. Suksesi i saj vazhdon në “Teen festivalin – 97”, ku kurorëzohet me “Zërin magjik” dhe interpretimin më të mirë. Po atë vit merr pjesë në festivalin e Radio Televizionit Shqiptarë ku shpërblehet me mirënjohje për merita profesionale. Merr çmim si debutuesja më e mirë e Festivalit të Evropës, ku marrin pjesë emra të njohur të muzikës në Evropë. Gjatë studimeve performon në disa koncerte të organizuara në Tiranë dhe në qytete të tjera në Shqipëri.
Në vitin 2004 e mbaron fakultetin me notën më të lartë. Vitin e njëjtë mban koncert në Tiranë dhe Strugë, që më vonë të vazhdoj në Shkup në “Hamamin e Daut Pashës”, Prishtinë dhe Nju Jork për nderë të ditëlindjes së 70-të të shkrimtarit të njohur në botë Ismail Kadaresë. Gjithashtu ka performuar me sopranen e njohur kosovare Elife Podvorica në Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj.
Viti i kaluar ka qenë frytdhënës për Erën me pjesëmarrjen e saj në operën “Skenderbeu” në Shkup, Tiranë, Prishtinë, Gjilan, Strugë dhe Dibër.
Era Hoxha hapëron me besim, duke triumfuar me zërin e saj të bukur, dhuratë nga Perëndia. Statusi i saj është “artist i lirë”.
Tani jeton në Prishtinë, Kosovë.

Misbah Kaçamaku është i lindur në Mitrovicë në vitin 1968. Shkollën e mesme e mbaroi në Prishtinë, që më pas ti vazhdojë studimet në Moskë, Rusi, në Akademinë Ruse “Gnjesinih”. Specializimin e bëri në “Josef Haydn Conservatorium” Eisenstadt, Austri, ndërsa studimet pasdiplomike i mbaroi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup në klasën e prof. Jasmina Çakar ku edhe e merr titullin magjistër për piano.
Misbah Kaçamaku është një nga themeluesit e ansamblit “Vivendi”. Me ansamblin ka performuar në Maqedoni dhe në shumë vende të tjera jashtë shtetit. Si solist dhe bashkëpunëtor ka marr pjesë në festivalet: “Re Musica”, “DAM”, Prishtinë, “Netët e Muzikës Klasike”, Durrës, Shqipëri etj.
Gjithashtu është pianist i rregulltë në Filharmoninë e Kosovës njkohësisht edhe anëtarë i solistëve pranë kësaj Filharmonie.
Aktualisht është profesor në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Prishtinës.

Similar Posts