|

Ekspozitë-Grafika, nga Ridvan Aliti

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën e grafikave nga Ridvan Aliti, që do të mbahet në datën 12 dhjetor (e mërkurë) 2012 , me fillim në orën 20:00, në sallonin Imperial 2.

Ridvan Aliti ka lindur me 21 maj 1974 në fshatin Sllupçan të Kumanovës.Shkollën e mesme të artit e ka mbaruar në Pejë ,ndërsa fakultetin e artit dega grafik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në klasën e prof

. Agim Saliut dhe Fatmir Krypës,kurse studimet pasdiplomike i ka mbaruar në Fakultetin e Arteve, në universitetin “Qirili dhe Metodi”, në Shkup në klasën e prof.Trajçe Bllazhevski. Eshtë anëtar i Shoqatës së artistëve të Tetovës,jeton dhe vepron si artist i lirë në Tetovë.
Ridvan Aliti ka realizuar tri ekspozita personale dhe disa në grup në vende të ndryshme si: Austri, Gjermani, Shqipëri, Maqedoni…Gjithashtu në vitin 2008 i ndahet çmimi “Vangjush Miu” në Korçë, Shqipëri.
Ekspozita do të jetë e hapur deri me 22 dhjetor, 2012.

Similar Posts