|

Ekspozitë e filigranit nga Marija Miloshevska

Ekspozitë e filigranit nga Marija Miloshevska
 
Qendra Informative Kulturore – Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën e filigranit të quajtur OROROCK ose Teli i ftohtë i shrirë në ritmin e ngrohtë, nga Marija Miloshevska, etnologe nga Shkupi. Hapja do te bëhet me datën 31 mars, 2011 (ditë e enjte), në orën 20:00, në sallonin e ekspozitës Imperial 1.
Marija Milloshevska dashurinë e saj ndaj traditës dhe kulturës së popullit, pas mbarim…it të studimeve, ia përkushton artizanatit të filigranit. Me disenjimin artistik te stolive merret nga viti 2005 dhe deri tani ka marre pjese ne 9 ekspozita ne grup, te cilat i ka realizuar ne Shkup, Struge dhe Beograd. Kjo eshte ekspozita e saj e pare individuale si rezultat i krijimtarise se vazhdueshme 5 vjeqare.
Çdo njëri nga eksponatet është i lidhur me ndonjë nga vargjet e veçanta të këngëve dhe paraqet materialiyim të tyre përmes krijimtarisë autentike. Ekpozitën e plotësojnë fotografi të shtypura në pëlhura të mëdha për të pikturuar, ku eksponatet janë të prezantuara nga autorët dhe ekzekutuesit e muzikës ( Azra dhe Haustor, EKV dhe Mizar, etj) ose prezantohen në kontekst të krijimeve të tyre.
Ekzpozita do të jetë e hapur deri më 12 prill, 2011.

Similar Posts