|

Ekspozitë nga Lyra Zajmi “LACES AND WEAVINGS”

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në ekspozitën e titulluar “LACES AND WEAVINGS”, nga Lyra Zajmi. Ekspozita do të hapet me 7 maj (e enjte) 2015, në sallonin Imprial 2 në orën 20:00.

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në ekspozitën e titulluar “LACES AND WEAVINGS”, nga Lyra Zajmi. Ekspozita do të hapet me 7 maj (e enjte) 2015, në sallonin Imprial 2 në orën 20:00.
Lyra Zajmi diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve, drejtimi i Dizajnit grafik.
Studimet pasdiplomike – master i vijoi në Universitetin e Beogradit, Fakulteti i Arteve Aplikative, në lëminë e Komunikimeve Grafike si dhe në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve, në lëminë e Komunikimeve Vizuale.
Është anëtare e shoqatave profesionale në Kosovë dhe Kroaci. Mirëmbanë statusin e artistes së pavarur (HZSU -Shoqata e Artistëve të pavarur të Kroacisë).
Si dizajnere bashkëpunon me agjenci, botues, institucione e kompani.
Nga bashkëpunimet më të gjata, veçohen ato me: Ministrinë e Turizmit të Republikës së Kroacisë, Bashkësinë Turistike të Kroacisë (HTZ), Agjencinë e Vjesnikut për marketing (EPH ‘64), Agjencinë turistike “Atlas”, Korporaten American Express, Agjencinë për marketing Prograf, Agjencinë Atlas Airtours, Panairin e Zagrebit, etj.
Veçohen ekspozitat individuale dhe kolektive në Kroaci (Zagreb), Kosovë (Prishtinë, Prizren, Pejë) dhe në Shqipëri (Tiranë, Berat, Shkodër, Fier).
Është fituese e çmimit “Marketing Distinction Award” të Columbus Press-it për Komunikim promotiv.
Ligjëron në Fakultetin e Arteve te bukura në Prishtinë, drejtimi i Dizajnit grafik, në lëmitë e Komunikimeve Vizuale, Dizajnit Korporativ dhe Produkt Dizajnit.

Similar Posts