|

Recital nga ARBEN ASLLANAJ, klarinet dhe Rita Trpçeva Popoviq, piano

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në recitalin e Arban Asllanaj, klarinet, dhe përcjellje në piano Rita Trpçeva Popoviq, me 13 prill (e mërkurë) 2011, në Sallonin 19,19, me fillim në orën 20:00. Në program do të ekzekutohen veprat e Saint-Saens, Cavallini, Lutoslawski dhe Cauzac.
Arben Asllanaj ka lindur në Shkup me 15.03.1973 dhe rrjedhë nga një familje me traditë m…uzikore.
Shkollën fillore e mbaroi në Shkup, gjithashtu edhe atë të ultën të muzikës ndërsa shkollën e mesme të muzikës e kreu në Prishtinë te prof. Qazim Bobaj, dega instumental – klarinet. Në Prishtinë gjithashtu kreu edhe fakultetin e arteve, drejtimi klarinet. Studimet postdiplomike i përfundoi në Shkup në klasën e prof. Stojan Dimov.
Si solist ka marrë pjesë në shumë gara, koncerte dhe festivale vendore dhe ndërkombëtare me suksese të mëdha. Një prej festivaleve të fundit ishte festivali DAM, në natën e muzikës moderne edhe shumë koncerte me renome.
Si klarinetist ishte gjithashtu aktiv në shumë orkestre, si Big Band i RTK-së, orkestri i TMK-së, pastaj orkestri i Oxygen-it etj.
Arbeni është edhe anëtarë i grupit të mirënjohur ,, CORONA ,, vazhdon të performojë me këtë grup tash e 20 vjet. Grupi me të cilin korri shumë suksese vendore si dhe ndërkombëtare duke marrë pjesë në shumë koncerte e festivale të ndryshme, si prej atyre humanitare deri te ato gala.
Aktualisht punon në shkollën e mesme te muzikës “Ilija Nikollovski – Luj” si profesor i klarinetit.

Similar Posts