|

Promovim i poemës “Paralajmëtarja”

Qendra kulturore informative – Shkup ka nder dhe kënaqësi të veçantë t’ju ftojë në promovimin e librit ”Paralajmëtarja” nga Mihail Renxhov, laureat i çmimit “Grigor Përliçev”

për poemë më të mirë në vitin 2009, më datë 25.03.2010 në Sallonin  19,19, me fillim në orën 19,19.  Botues: Detska radost.Mihail Renxhov, poet, përkthyes, është diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup.

Ka punuar në bibliotekën nacionale  “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Është anëtar i PEN qendrës maqedonase  dhe i SHSHM. Është autor i librave të shumtë me poezi dhe laureat i çmimeve të shumta. “Paralajmëtarja”, poemë e Renxhovit e percepton qenien krijuese vetjake sepse brënda vetes e mbijeton dhembjen e vet si luftë botërore dhe si fitore ndaj egoizmit për shpëtimin e vetes.
Poema përmban 912 vargje, aq sa ka edhe poema “Serdari” I Përliçevit. Ai është një kompozim i strukturuar me muzikë, hapësirë, të ndritur dhe të errët, dhe mbi të gjitha, me një pasqyrë tejet dramatike për botën e deformuar dhe për njeriun e rënë në të…  Librin do ta promovojnë prof. d-r Vlladimir Martinovski dhe m-r Suzana Spasovska, pjesë nga libri do të interpretojë artisti Tome Vitanov.

Similar Posts