|

Recital nga Aleksandar Kolovski, harmonikë

Qendra Informative-Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veqantë të ju ftojë në recitalin e Aleksandar Kolovskit, harmonikë,që do të mbahet në datën 13 maj (e hënë),2011, në Salloni Imperial 1, në orën 20: 00.

Mysafir të mbrëmjes do të jenë kuarteti “FILITANGO” në përbërje të Danijel Lazarovski, violinë, Aleksandar Kolovski, harmonikë, Milan Jankulovski, piano dhe Petrush Petrushevski, kontrabas. Në program do të jenë të ekzekutuara veprat nga Semionov,Scarlati, Angelis, Galliano, Bouvier, Richard/Deschamps,Piazzolla dhe Nikoliç.
Aleksandar Kolovski është I lindur në Shkup në vitin 1990. Shkollën e ultë dhe të mesme të muzikës i ka mbaruar në “Ilija Nikollovski – Lluj”, në klasën e prof. Branko Kolovski. Aktualishtë është student i vitit të tretë pranë Fakultetit të Arteve në Shkup, në klasën e prof. Zllatko Madevski. Rregullishtë përcjellë master studime në qytetin Montage në afërsi të Parisit, te kompozitori i njohur në botë për harmonikë F. Deschamps.
Kolovski përveq muzikës klasike mëson edhe variete me harmonikë, të cilën gjithashtu e ka disenjuar prof. Deschamps dhe në repertoar e ka edhe tangon, mazhurkën, xhazin etj. Kolovski është i vetmi në Maqedoni i cili e luan variete.
Aleksandar Kolovski në kategorinë solo-harmonikë dhe si anëtar i përbërjes kamertale, ka marrë shumë çmime në vend dhe ndërkombëtare.
Recitali është në kuadër të ciklit “VIJMË…”

Similar Posts