|

Ekspozitë e pikturave nga Muhamet Idrizi

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në ekspozitën e Muhamet Idrizit, me 18 nëntor 2014, në orën 20:00 në Sallonin Imperial 1.

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në ekspozitën e Muhamet Idrizit, me 18 nëntor 2014, në orën 20:00 në Sallonin Imperial 1.
Muhamet Idrizi u lind në Kumanovë në vitin 1986. Fakultetin e Arteve, dega – pikturë e ka mbaruar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në klasën e prof. Ilirijan Beqirit.
Ka marrë pjesë në më shumë ekspozita në grup ndërsa ekspozita në QIK – Shkup është e dyta personale, të parën e kishte në Kumanovë.
Në ekspozitë do të paraqitet me motive nga natyra dhe të punuara në teknikën vaj në pëlhurë, të krijuara vitet e fundit.
Ekspozita do të zgjasë deri me 30 nëntor 2014.

Similar Posts