|

Ekspozita e pikturave nga ABDI BAJRAMI

Qendra Informative Kulturore – Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën e pikturave nga Abdi Bajrami. Hapja do te bëhet me datën 15 mars, 2011 (ditë e martë), në orën 19:30, në sallonin e ekspozitës, Imperial 2. Abdi Bajrami ka lindur në vitin 1979 në Tetovë. Fakultetin e arteve figurative e ka mbaruar ne Universitetin Shtetëror të Tetovës ne vitin 2004, ndërsa ka diplomuar në klasën e prof. Nehat Beqiri, në vitin 2008. Është anëtarë i Shoqatës se piktorëve ne qytetin e Tetovës ku rregullishtë është pjesëmarrës në ekspozitat e tyre tradicionale. Ka marrë pjesë edhe në shumë koloni arti në vend. Abdi Bajrami ka realizuar gjashtë ekspozita personale dhe disa në grup. Ekspozita do të zgjasë deri më 23 mars, 2011.

Similar Posts