|

Ekspozitë- piktura nga ISA ALIMUSAJ, Kosovë

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekpoziën e piktorit nga Kosova, Isa Alimusaj, të titulluar, Reminisenca Fëmijërore nga cikli Prolfile Dardane, me 14 prill (e enjte) 2011, në Sallonet e ekspozitës, Imperial 1 dhe 2, me fillim në orën 20:00 Isa Alimusaj u lind në fshatin Strellc të Epërm në vitin 1950, Komuna e Deçanit, në Republikën e Kosovës. Shkollën fillore… e ka mbaruar në vendëlindje, shkollimin e mesëm të Artit Pesëvjeqarë në Pejë, me 1970. U diplomoi nga shkolla e Lartë Pedagogjike (Grupi i Artit Figurativ) në Prishtinë me 1972. Akademinë e Arteve në degën e pikturës e kreu në klasën e prof. Muslim Mulliqi më 1980, ndërsa studimet Pasdiplomike (Magjistraturë) në drejtimin e pikturës në klasën e Prof. Aleksander Lukoviç, e bëri në Universitetin e Beogradit, Fakulteti i Arteve. Alimusaj është anëtar i shoqatës së Artistëve Figurative të Kosovës, si dhe i Shoqatës së Artistëve Figurativ dhe Aplikativ të regjionit të Pejës.Isa Alimusaj aktualishë është profesor i rregulltë në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Isa Alimusaj ka realizuar 17 ekspozita personale dhe rreth 90 ekspozita në grup në Kosovë dhe në shumë vende nëpër botë. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në shumë udhëtime studimore, si në: Ish – Jugosllavi, Shqipëri, Greqi, Austri, Çeki, Gjermani, Itali, Poloni, Turqi, Francë, Belgjikë, Hungari, Bullgari, etj. Ekspozita e cila do të mbahet në Shkup, është e titulluar Remisisenca fëmijërore dhe është shkëputur nga cikli, Profile Dardane, që janë të punuara në teknikat, vaj në pëlhurë dhe akril në letër, vepra të cilat i ka punuara në vitet, 2008/2010. Ekspozita do të jetë e hapur deri me 27 prill, 2011.

Similar Posts