|

Ekspozitë e grafikave nga Trajçe Bllazhevski

Qendra Informative Kulturore – Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në  ekspozitën e grafikave dhe kolazheve  nga Trajçe Bllazhevski. Hapja do te bëhet me datën 14 dhjetor, 2011 (ditë e mërkurë), në orën 20:00, në sallonet e ekspozitës Imperial 1 dhe 2.

I lindur në Shkup në vitin 1955. Ka mbaruar Akademinë e Arteve, degën e grafikës në vitin 1980, ndërsa studimet pasdiplomike – dega grafikë i ka mbaruar në vitin 1982. Është antëar i SHPM, SHPM dhe SHPBH.

Në vitin 1986 fiton qëndrim studimi në Paris, nga fondacioni “Moshe Pijade”. Në vitin 1988 me ftesë të Art Horizonts, The Major International Art Competition, New York,merr pjesë në bursën e Artit.

Në vitin 2010 mbrojti disertacionin e doktoraturës me temën “Grafika si një medium i Artit në Ballkan”.

Similar Posts