|

Mbrëmje letrare me rastin e 80 vjetorit të jubileut të Ilhami Emin

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në mbrëmjen letrare me rastin e 80 vjetorit të jubileut të Ilhami Emin, me 25 maj (e mërkurë) 2011, në Sallonin Imperial 1, me fillim në orën 19:19.

Ilhami Emin është poet dhe përkthyes i nacionalitetit turk në Maqedoni. Ka mbaruar Akademinë pedagogjike në Shkup dhe ka punuar në komitetin Republikan për kulturë, gjthashtu ka punuar edhe si redaktor në gazetën “ZAMAN”. Është anëtarë i qendrës Maqedone PEN dhe i SHSHM-së.
Është autor i përmbledjeve të poezive: “Jeta këndon dhe vajton”, “Gjurmime” etj.
Për veprimtarinë e Ilhami Emin do të flet prof.dr. Kiril Temelkov ndërsa pjesë nga përmbledhja do t’i lexojë Sejhan Jakupi në përcjellje të muzikës nga Xhengiz Ibrahim – kanon.

Similar Posts