|

ZEMRA MË E BUTË SE BARKU”, nga Rezearta Reka Thaqi

Ju ftojmë në Qendrën Informative – Kulturore në Shkup, në promovimin e librit “ZEMRA MË E BUTË SE BARKU”, nga Rezearta Reka Thaqi. Promovimi do të mbahet me 22 maj, 2013 (e mërkurë), me fillim në orën 20:00, në Sallonin 19:19. Rrezearta Reka Thaçi lindi me 16 Dhjetor, 1979 në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës dhe ka magjistruar në Politika dhe Menaxhim Publik, Universiteti i Pitsburgut. Shkruan për revista dhe portale të ndryshme në rajon. Aktualisht punon në UNDP, Kosovë. Jeton në Prishtinë bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Tregimet e shkurtra në këtë libër përmbajnë dramën e përditshme e të qenit nënë. Duke ndarë me sinqeritetin më të madh përvojën e amësisë, libri shpalos një autobiografi reale të një nëne, përmes një stihie emocionesh të ndryshme: dashuri e pakusht, dyshime të frikshme dhe dëshira për të ardhmen. Zemra më e butë se barku flet për momentet e amësisë që pak fliten, sa të vështira ashtu edhe komike, duke nderuar kështu rolin e nënës. Promovues të librit do të jenë: Burbuqe Rushiti, poete dhe gazetare dhe Bujar Hoxha, profesor dhe shkrimtar, ndërsa fragmente nga libri do ti lexojnë aktoret: Drita Kaba karaga dhe Merita Çoçoli Sali.

Similar Posts