|

Ekspozitë e pikturave dhe grafikave nga Petra Jovanovska

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veqantë t’ju ftojë në  hapjen e ekspozitës  “ZARET JANË HEDHUR”  nga Petra Jovanovska,që do të mbahet në datën 5, shtator 2011 (ditë e hënë) në sallonin e ekspozitës Imperial  2,me fillim në orën 20:30. Petr Jovanovska është e lindur në vitin1972. në Jesenik, R. Çeke. Fakultetin e Artit,dega grafikë, e ka përfunduar në Shkup në klasën e prof. Dimçe Nikolov në vitin 1995.
Petra Jovanovska  ka realizuar  13ekspozita individuale në  (Republikën e Maqedonisë, Republikën Çeke, Poloni, Serbi, Kroaci) dhe disa ekspozita në grup në vend dhe jashtë vendit.
Në këtë ekspozitë Jovanovska do të përfaqësohet me 27 punime (piktura të bëra në teknika të kombinuara dhe gravurë në linoleum) të punuara gjatë viteve 2007-2011.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 17 shtator të vitit 2011.

Similar Posts