|

Recital nga Biljana Josifov, soprano dhe Dino Imeri, piano

FTESË Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në recitalin nga Biljana Josifov, soprano, në përcjellje të Dino Imerit, piano. Recitali do të mbahet me 24 dhjetor,2013 (e martë), në Sallonin 19:19, me fillim në orën 20:00. Në program do të ekzekutohen vepra nga Mozart dhe Schubert.

 


FTESË
Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në recitalin nga Biljana Josifov, soprano, në përcjellje të Dino Imerit, piano. Recitali do të mbahet me 24 dhjetor,2013 (e martë), në Sallonin 19:19, me fillim në orën 20:00. Në program do të ekzekutohen vepra nga Mozart dhe Schubert.
Bilijana Josifov (1989), është operiste – soprano, e shquar maqedonase e brezit të ri. E lindur në Krushev, ku edhe e mbaron shkollën fillore. Që nga mosha e hershme tregon afinitet për muzikë dhe ajo e drejton në Manastir ku vazhdon me Shkollën e mesme të muzikës, drejtimin e solo këndimit në klasën e prof. Pece Mitrevski, që të vazhdojë më vonë në klasën e prof. Magdalena Naumovska.
Edukimin e vazhdon në Fakultetin e Muzikës në Shkup – solo këndim, në klasën e prof. Sllavica Galiq Petrovska. Në vitin 2012 studimet i mbaron me notën më të lartë Cum-Laude, dhe aktualisht i vazhdon studimet pasdiplomike në klasën e profesorit të njejtë.
Dino Imeri ёshtё njё nga pianistёt mё tё sukseshёm tё Maqedonisё I gjeneratës së re. Ështё I lindur nё Shkup nё vitin 1990. Vjen nga familje e muzikantёve. Muzikёn filloi ta studion qё nё moshё shumё tё hershme. Nё moshёn 8 vjeçare pёr herё tё parё merr pjesё nё koncert. Shkollёn e ulёt dhe tё mesme e mbaroi nё QASHMB “Ilija Nikolovski – Luj”, nё klasёn e prof. Ljudmila Romanova. Ndjek studimet nё vitin e katёrt nё FAM, nё klasёn e prof. Boris Romanov.
Dino Imeri punon në shkollën e mesme të muzikës “Ilija Nikollovski – Luj”, si profesor I pianos.

Similar Posts