|

Promovimi librit “Loja dhe simulimi”, nga Vesna Mojsova Çepishevska

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në promovimin e librit “Loja dhe simulimi”, nga Vesna Mojsova Çepishevska, në botim të shtëpisë GALIKUL, që do të mbahet në datën 6 dhjetor, 2012 (ditë e enjte), në Sallonin 19:19, me fillim në orën 19:19.

Vesna Mojsovska Çepishevska ka punuar si prezantuese në TVM, ndërsa nga viti 1990 është mësimdhënëse e lëndëve të letërsisë bashkëkohore Maqedonase pranë Fakultetit Filologjik në Shkup.
Është anëtare e SHSHM

 dhe Këshillit të gjuhës maqedone pranë Ministrisë së cultures së R.Maqedonisë.
Është autore e librave “Racini dhe ekspresionizmi”, “Fytyra e fjalëve”, “Testamenti I vogël letrar” dhe të tjera. Libri “Loja dhe simulimi”, ka dy pjesë. Pjesa e parë përmbledhë lojërat që I luajnë shkrimtarët, ndërsa në pjesën e dytë lexuesit sepse edhe leximi është një lojë e madhe.
Librin do ta promovojnë, Sonja Stojmenovska Elzeser dhe Hristina Nikollovska.

Similar Posts