|

Ekspozitë nga Miftar Memeti “100 vjet Pavarësi”

Qendra Informative Kulturore – Shkup ka nderin dhe kënaqlsinë e veçantë të ju ftojë në ekspozitën e Miftar Miftarit “100 vjet pavarësi”, e cila do të mbahet me 06 qershor 2012 në sallën Imperial 1.

Ështё i lindur nё fshatin Rakovec, Tetovё (R. e Maqedonisё)
Fakultetin dhe magjistraturёn pёr Art figurativ e mbaroi nё Prishtinё (R. e Kosovёs), dega e pikturës.
Punon si profesor inordinar pёr pikturë në Universitetin shtetëror të Tetovës .

Ekspozita tё individuale:
– 2002 Atelje A-3, Strugё
– 2003, QIK-Shkup, “Imazhe nga vendëlindja”, Shkup
– 2004, shtёpija e Kulturёs “Harmoni e palosur nё art”, Tetovё
– 2005, Muzei i Qytetit “Mall pёr parajsёn e humbur”, Shkup
– 2007, Qendra Kulturore Informative e R. sё Maqedonisё nё Sofje, “Kujtim pёr atё qё mё nuk ёshtё” Sofje, R. Bulgarisё
– 2008, Franc Preshern, “Kur dielli ndriçon”, Ljubljanё, R. e Sllovenisё
– 2009, Qendra Kulturore Informative e R. sё Maqedonisё nё Sofje “Nёna Terezё”, Sofje, R. Bulgarisё
– 2010, Tetovё, Shkup, Tiranё “Me dashuri pёr nёnёn Terezё”
– 2011, “Portreti i nёnёs Terezё”, Bruksel

Pёr ekspozitёn “100 Vjet Pavarёsi”

Nё ekspozitёn 100 vjet Pavarёsi, Miftar Memeti, parqitet me 100 vizatime tё cilat tё vendosura bashkё nё tabllo me dimezione 430×270 cm, të cilat japin imazhin e jubileut 100 vjeçar tё R. sё Shqipёrisё.

Nё prapavinë e 100 portreteve tё krijuesëve dhe personazheve eminentë shqiptarë do të shifet, Skenderbeu i hipur nё kalё, flamuri dhe qyteti i Prishtinёs, Tiranёs dhe Shkupit.

Duhet tё pёrmendet se vizatimi i madh do tё ndёrtohet nga ana e publikut prezent nё sallё, ose publiku do ti formёson 100 vizatimet nё njё tё madh dhe tё vetёm.

Gjatë kёtij akti nёn çdo nga 100 portretet do tё mbeten edhe 100 vizatime tё vogla me peisazhe tё cilёt nё fakt pёrbёjnё pjёsёn shtesё tё ekspozitёs.

Portretet janё tё punuara nё teknikёn vaj nё pёlhurё, ndёrsa peizazhet janё vizatime me tush nё karton.

Similar Posts