|

Koncert i DUO SKUPI

Qendra kulturore informative – Shkup ka nder dhe kënaqësi t’ju ftojë në koncertin e DUO SKUPI- Jeta Starova Mehmeti, në flautë, dhe Ermal Mehmeti, në violinë, më datë 27.04.2010, në Sallonin 19,19 në orën 20:00.

Në program do të interpretohen vepra nga Devieni, Hendël, Pjacola dhe motive të vjetra folklorike shqiptare të përpunuara për flautë dhe violinë nga Ermal Mehmeti. DUO SKUPI viteve të fundit me sukses të madh paraqitet në festivale  dhe manifestime të rëndësishme në Maqedoni (“Vera e Ohrit”, “solemnitete muzikore vjeshtore”, “Vala e nxehtë kulturore”), në Evropë (Francë, Itali, Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë) dhe në SHBA.

Është fitues i mirënjohjes “DISITINGUISHED MUSICIANS”  në garën ndërkombëtare nga muzika në Ragusa të Italisë. Programi i DUO SKUPI përmban vepra të barokut, vepra klasike deri te ato bashkëkohore. Pjesë mbresëlënëse e programit janë përpunimet e temave të vjetra folklorike shqiptare në tingull bashkëkohor.

Jeta Starova Mehmeti ka kryer arsimin fillor muzikor e ka kryer në Konzervatoriumin “Fransis Pulank” të Parisit, atë të mesmin në QSHSHMB “Ilija Nikolovski- Luj” në Shkup. Është diplomuar në Konzervatoriumin  nacional muzikor “Alfred Korto” në Paris, ka magjistruar në Universitetin shtetëror “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup. Është laureate e çmimeve në gara shtetërore dhe ndërkombëtare. Ka prezantime të veta në Maqedoni dhe në Evropë.

Ermal Mehmeti ka kryer arsimin fillor dhe të mesëm muzikor në QSHSHMB “Ilija Nikolovski- Luj” në Shkup. Është diplomuar në Tiranë, në Akademinë e arteve të bukura. Me bursë të Qeverisë franceze ka kryer specializimin në Konzervatoriumin nacional muzikor “Alfred Korto” në Paris. Tani është në studime pasuniversitare nga etnomuzikologjia  në Institutin e folklorit  në Shkup. Ermal Mehmeti është aktiv, jo vetëm si violinist në skenën e vendit dhe atë ndërkombëtare, por edhe si kompozitor  dhe aranzher në forma dhe sfera të ndryshme të muzikës.  Vepra të opusit të tij krijues janë shpërblyer në Maqedoni dhe jashtë saj.

Similar Posts