|

Magjia e monmartrit të vogël të Manastirit

Këtë vit, 2010, për të 25-tën herë në Qendrën kulturore-informative- Shkup do të prezantohet me vepra nga konkursi ndërkombëtar Manastiri 2009- vepra të shpërblyera në teknika të ndryshme, në temë të lirë, prej 30 vendeve të botës.

Përkrah tyre do të ekspozohen edhe vepra nga punëtoritë figurative në Manastir, Ohër dhe Krushevë, me arqitekturë karakteristike të vjetra qytetare maqedonase. Energjia e ambasadorëve më të rinjë figurativë nga tërë bota bashkohet në vendin e shprehive, traditave dhe zakoneve kulturore.
Studioja figurative e fëmijëve Shën Kirili dhe Metodi nga Manastiri, për çdo vjet,  e  përgatitur, i pret  qytetarët e vet, krijuesit dhe miqtë, duke ju ofruar pritje të përzemërt dhe duke krijuar atmosferë miqësie, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Manastiri, Ohri dhe Krusheva mbeten simbol të Maqedonisë dhe inspirim kryesor për të gjithë ne.  Me shpirtin e vet, me qytetarët e vet ajo është tepër e ngushtë që ta pranojë energjinë pozitive e cila, për çdo vjet, më 23 maj, arrin nga bota. Ekspozita do të zgjasë deri më 16 mars 2010.

Similar Posts