|

Recital nga “Duo Kondratenko”,Oleg dhe Ana Kondratenko, violina dhe Marija Vrshkova, piano

Të nderuar, Qendra Informative-Kulturore në Shkup ju fton në recitalin nga “DUO KONDRATENKO”, violina, në përbërje tëOleg dhe Ana Kondratenko dhe Marija Vrshkova, piano, që do të mbahet me 10 dhjetor 2013 (e martë), në Sallonin 19:19, në orën 20:00. Në program do të ekzekutojnë vepra nga: Leclair, Bartok, Ysaye, Bach dhe Halvorsen.

Të nderuar,

Qendra Informative-Kulturore në Shkup ju fton në recitalin nga “DUO KONDRATENKO”, violina, në përbërje tëOleg dhe Ana Kondratenko dhe Marija Vrshkova, piano, që do të mbahet me 10 dhjetor 2013 (e martë), në Sallonin 19:19, në orën 20:00. Në program do të ekzekutojnë vepra nga: Leclair, Bartok, Ysaye, Bach dhe Halvorsen.

Oleg Kondratenko u lind në vitin 1973. Me violinë filloi të luaj nga mosha 7 vjeqe. Shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës i mbaroi në “Ilija Nikollovski – Luj” në Shkup, në klasën e prof. P. Nikollov dhe R. Dimitriev. Studimet e larta i vazhdon në Roterdam, Hollandë në klasën e prof. I. Grubert dhe Z. Gilels. Gjatë kohës së studimeve ka marrë disa çmime të rëndësishme. Ka mbajtur koncerte në Hollandë, Gjermani, Danimarkë, Rusi, Egjipt, Hungari, Austri, Kroaci gjithashtu në festivale si “Vera e Shkupit”, “Vera e Ohrit”, dhe shumë performime me Filharmoninë e Maqedonisë. Ka diplomuar në FAM në Shkup me notën më të larte -cum laude- në klasën e Zoran Dimitrovskit. Më pas vazhdon në studime pasdiplomike në Keln të Gjermanisë.
Nga 2008 është udhëheqës dhe koncert – mjeshtër në F.A.M.E., orkestër i filmit pranë TVM-së, ku në 5 vitet e fundit janë incizuar materiale muzikore për 300 filma, mjuzikle, shfaqje teatrale etj.

Ana Kondratenko u lind në Novosibirsk, Rusi. Ajo fillon të luaj violinë nga mosha 4 vjeqe. Edukimin muzikor e fillon në në Shkollën Speciale të Muzikës në klasën e prof. O. Marçenko dhe A. Grozdev. Më pas vazhdon në studimet e larta në Keln, Gjermani ku dhe diplomon në vitin 2004, në klasën e prof. V. Tretjakov.
Si e vogël ajo veçohet me konkurset e fituara regjionale dhe në vitin 2005 bëhet stipendiste e Ministrisë së Kulturës së Rusisë.
Aktualisht Ana punon si mjeshtër koncert të Orkestrës ” Filarmonisë maqedonase ” dhe si Koncert-mjeshtër e F.A.M.E. orkestër i filmit pranë TVM-së.

Similar Posts