Qendra Informative Kulturore – Shkup, pas ngecjes së aktiviteteve shkaku i të ashtuquajturës “koha e koronës”
INFORMACIONTë nderuar,Qendra Informative Kulturore – Shkup, pas ngecjes së aktiviteteve shkaku i të ashtuquajturës “koha e koronës”, këto ditë ka filluar me përgatitjet në të gjitha aktivitetet për realizimin e ngjarjeve të planifikuara.Kjo është arsyeja pse përgatitjet po bëhen për të vazhduar atje ku kemi mbetur, dhe për të promovuar librat dhe ngjarjet e tjera në fushën e letërsisë.Promovimet e para do të fillojnë më 1 qershor dhe sipas masave të paralajmëruara të trafikut do të mbahen në orën 12 në parkun para QIK – ut (jashtë) me një distancë midis vizitorëve dhe maska mbrojtëse nga ana e publikut, pjesëmarrësve dhe organizatorëve.Nëse ka ndryshime në masa, ne do t’u përmbahemi atyre, dhe nëse ka një zgjatje të kohës së lëvizjes së kufizuar, ngjarjet do të mbahen nga ora 18-19.Qëllimi i QIK-ut është që në fushën e kulturës vonesën dy mujore ta përmbush gjatë muajve të verës, në interes të letërsisë dhe kulturës në përgjithësi.Për të gjitha ngjarjet do të informoheni në kohën e duhur.