KULTURA NË KOHEN E KORONËS
Qyteti i Shkupit prezantoi masat që përmbushin kërkesat e skenës së pavarur kulturore në qytet, për të mundësuar siguri shoqërore dhe vazhdueshmëri në krijimin kulturor të artistëve pa ekzistencë të qëndrueshme dhe të cilët me gjendjen e jashtëzakonshme kanë humbur të gjitha angazhimet e tyre. “Corona Culture” parashikon rialokimin e fondeve buxhetore, shtyrjen e investimeve kapitale, garanton tarifën minimale për të gjithë artistët e angazhuar gjatë krizës, si dhe përshtatjen e programeve kulturore të të gjitha institucioneve të qytetit në kushtet e reja të punës.