|

VIJME…..

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në performance muzikore të grupit “THE CODE”, dhe Fjolla Ibrahimi, që do të mbahet në kuadër të ciklit “VIJMË….”, me 27 qershor, 2013 (ditë e enjte), në Sheshin “SKENDERBE”, në Çarshinë e Vjetër, me fillim në orën 21:00. Solistja e grupit “THE CODE”, Fjolla Ibrahimi edhe pse mjaftë e re në moshë deri tani ka pas pjesëmarrje në festivale si: “Gjeniu i Vogël”, dhe ka arritur në finale, këtë vit ka qenë pjesëmarrëse në “TOP FEST”, dhe është shpërblyer me çmimin, Best Performanc dhe në shumë evente të tjera. Ju mirëpresim edhe ne në Sheshin “Skenderbe”, të argëtohemi së bashku!

Similar Posts