|

Tingujt e Çarshisë

Te nderuar , Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton të jeni pjesë e manifestimit tradicional “Tingujt e Çarshisë”, që do të mbahet me 22-23 shtator, 2015.

Te nderuar ,

 

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton të jeni pjesë e manifestimit tradicional “Tingujt e Çarshisë”, që do të mbahet me 22-23 shtator, 2015.

Festivali është një destinacion i zbavitjes cilësisë dhe respekton zakonet dhe shpirtin e Çarshisë së vjetër.

Rrugët e ngushta të Çarshisë së vjetër me 22 dhe 23 shtator, do të jenë nikoqirë të shumë artistëve të cilët do të krijojnë dhe do ti argëtojnë shkupjanët. Nëpërmjet koncerteve të shumta të të gjitha zhanreve, performanca, shfaqje folklorike, poezi, koloni të artit, prezantimin e artizanateve prandaj edhe këtë vit Çarshia e vjetër do të jetojë në frymën e traditës. Kjo ngjarje kulturore urbane është hapi i parë që Qyteti i Shkupi e ka nisur në vitin 2006 si një iniciativë për të ringjallur Çarshinë, kjo do të thotë se ky është viti I nëntë i “Tingujve të Çarshisë” . Qyteti I Shkupit dhe Qendra e Informative Kulturore – Shkup janë sponsorët dhe organizatorët e “Tingujve të Çarshisë”, ndërsa në realizimin e manifestimit merr pjesë Komuna Çair dhe Telekomi I Maqedonise.

 

Edhe këtë vit programi i manifestimit “Tingujt e Çarshisë”, do të jetë I pasur. Me datë 22 shtator (e martë), programi do të mbahet ne Sheshin “Filipi i II”, me fillim në orën 21:00 me pjesëmarrës: Shpend Latifi dhe bendi “Sllatkaristika”. Me datën 23 shtator (e mërkurë), me fillim në orën  12:00 me Aqua Dens që të vazhdohet me këngë Qytetare maqedonase me grupin SERENADA, Vinicë, më pas Sarana Osmani me një grup të rinjësh me instrumente klasike, koloni arti, Shoqëri Kulturore artistike dhe mbrëmje letrare deri në orën 20:00 tradicionalisht do të ketë program të larmishëm në të gjitha rrugët e Çarshisë së vjetër ndërsa në orën 21:00-24:00 në Kurshumli Han do të mbahet Sofra shqiptare me mysafir: Shkurte Fejza me  orkestrën Agimi Bend, Adrian Gaxha, Lindoni, Florijani dhe Ledri & Era Istrefi.

Similar Posts