TË RRITEMI SË BASHKU, nga Filip Dimovski

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në promovimin e librit TË RRITEMI SË BASHKU, nga Filip Dimovski me
29 maj, 2018 Salloni 19:19 me fillim në orën 13:00
Filip Dimkovski është poet i ri maqedonas I lindur në vitin 1995 në Prilep, ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Tani ështëapsolvent në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit në Shkup. Ai është autori i librave poetikë, “Perëndi e lashtësisët”, “Kopshti ka vetëm dashuri”, “Të rritemi së bashku” (ilustrues: Alexandra Aceska) dhe “Eko- fëmijë kujdestarët e natyrës” ( ilustrues Jasmina Glavinçe).
Dimkoski shkruan poezi për të rriturit dhe poezi për fëmijët, si dhe format e shkurtra të prozës. Poezia e tij u përkthye në gjuhën angleze, italiane, ruse, serbe, kroate, bullgare, gjermane, greke dhe rome, dhe disa nga veprat e tij prozë u përkthyen në hebraisht. Ai ka marrë disa çmime dhe mirënjohje.
Libri “Të rritemi së bashku” përbëhet nga 38 këngë për fëmijë të ndarë në dy cikle, të titulluar “Unë, Familja dhe Miqtë” dhe “Më njohtoni, më duani dhe më hani”. Vjershat janë të destinuara për lexuesit e moshës 5 deri në 11 vjeç, por edhe për prindërit dhe të afërmit.
Libri do të promovohet nga Tatjana Gogoska dhe Gorjan Petrevski, vargjet nga libri do të lexohen nga autori dhe pjesëmarrja e nxënësve nga Sh.F. “Kuzman Josifovski Pitu” dhe shkolla muzikore Piano Forte.