Shpall konkurs për organizimin e mbrëmjeve letrare

Të nderuar,

IP Qendra Informative Kulturore – Shkup, shpall konkurs për organizimin e mbrëmjeve letrare ,,Rrjedhjet letrare maqedonase(promovim të librave të sapobotuar në vitin 2019, organizimin e tribunave/debate publike ,portrete të shkrimtarëve,me qëllim zhvillimin dhe afirmimin e letërsisë dhe veprimtarisë botuese në Republikën e Maqedonisë.

Me qëllim për zgjedhje kualitative të veprave dhe aktiviteteve letrare promovimi i të cilave gjegjësisht realizimi do të mbështetet me mjete nga Qendra Informative Kulturore – Shkup, ju lutemi që më së voni prej 25.01.2019 deri te Qendra Informative Kulturore – Shkup, të dorëzoni sygjerimet tuaja për vepra letrare të botuara gjegjësisht që do të botohen gjatë vitit 2019 nga autorë nga Republika e Maqedonisë, si dhe sygjerime për punëtori profesionale/tribuna/debate publike/për zhvillimin dhe afirmimin e letërsisë dhe veprimtarisë botuese, të cilat do të mund ti realizoni në bashkëpunim me Qendrën Informative Kulturore – Shkup.
Përveç sygjerimeve tuaja Ju informojmë se duhet të dorëzoni proekte për realizimin e aktivitetit lëndor.
Zgjedhjen e veprave gjegjësisht aktiviteteve të cilat do të realizohen me pjesëmarrje financiare të Qendrës Informative Kulturore – Shkup, do ta kryej Komisioni i formuar nga njerëz profesional dhe kompetent nga fusha e letërsisë dhe botimit.

Me respekt,

IP Qendra Informative Kulturore – Shkup
Sermine Purrini, drejtor

Similar Posts