|

Recital nga Zana Imeri, piano

Të nderuar, Qendra Informative-Kulturore – Shkup ju fton në recitalin e Zana Imerit, piano i cili do të mbahet më 16.12.2014 (e martë) në Muzeun e Qytetit të Shkupit në ora 20:00. Në program do të performohen vepra nga Haydn, Schuman dhe Rachmaninoff.

Të nderuar,
Qendra Informative-Kulturore – Shkup ju fton në recitalin e Zana Imerit, piano i cili do të mbahet më 16.12.2014 (e martë) në Muzeun e Qytetit të Shkupit në ora 20:00. Në program do të performohen vepra nga Haydn, Schuman dhe Rachmaninoff.

Zana Imeri është pianiste e diplomuar në Akademinë e Muzikës në Shkup, në klasën e prof . Todor Svetiev. Arsimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në Shkollën e Muzikës ” Ilija Nikollovski Lluj “, në Shkup, tek prof . Slagjana Jovanoviç . Studimet pasuniversitare i përfundon në klasën e prof . Todor Svetiev në vitin 2014.
Zana Imeri është shpërblyer me shumë çmime të mëdha dhe mirënjohje:
– Në vitin 2000 – fitoi çmimin e dytë në konkursin kombëtar në Shkup
– Në vitin 2004 – fitoi çmimin e dytë në konkursin kombëtar në Shkup
– Në vitin 2004 – çmimin e tretë në konkurrencë botërore ” Nikolai Rubinshtajn ” në Paris – Francë
– Në vitin 2006 – çmimin e parë në garën rajonale ,,Ars Kosova” në Prishtinë – Kosovë
– Në vitin 2006 – çmimi i parë në konkursin ” Pianoteachers ” në New Jersey – USA
– Në vitin 2006 – çmimin e tretë në “Perlat e Ohrit”
– Në vitin 2007, viti i tretë i EPTA, Tirane –Shqiperi
– Në vitin 2007 çmimin e dytë në konkursin kombëtar në Shkup
– Në vitin 2007 – çmimi i dytë në garën rajonale ,,Ars Kosova’’, Prishtinë – Kosovë
– Në vitin 2007 – çmimi i tretë në ” Makedonium ” në Shkup
– Në vitin 2007 – çmimi i parë për punën më të mirë të bërë në Maqedoni “Makedonium” Shkup
– Në vitin 2008 – çertifikat në konkurrencë botërore ” Rovere d’Oro ” në San Bartolomeo al Mare – Itali
– Në vitin 2012 – çmimin e tretë Perlat e Liqenit të Strugës – Maqedoni

Ka performuar në shumë koncerte në Maqedoni dhe jashtë vendit , si Shqipëri, Kosovë, Republikën e Çekisë etj …
Punon në shkollën fillore dhe të mesme të muzikës.

Similar Posts