|

Recital nga Marija Gjoshevska, piano

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në recitalin nga Marija Gjoshevska, piano, që do të mbahet në datën 19 mars,2013 (ditë e martë) në Muzeun e Qytetit të Shkupit 20:00. Programi: Schubert, Chopin, Debussy

Marija Gjoshevska është një nga pianistet më aktive në vend. Secili prezantim i saj konfirmon  se skena e muzikës maqedonase ka fituar një pianiste me mjeshtëri të lartë profesional të performancës dhe me një individualitet të mrekullueshëm.
Ajo filloi edukimin e saj muzikor në shkollën e ulët të muzikës  “Vlladimir Arsovski” Negotinë. Shkollën  e mesme e përfundon në “Ilija Nikollovski Luj” në Shkup në klasën e prof. Snezhana Anastasova Çadikovska (1998) diplomoi (2002), magjistroi (2004) dhe doktoroi (2009) në Fakultetin e Arteve të Muzikës në Shkup në klasën e pianistit dhe pedagogut të shquar  prof.Boris Romanov.
Është fituese e shpërblimeve dhe mirënjohjeve të shumta në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.
Si soliste dhe pianiste kamertale ka marrë pjesë në shumë festivale të njohura ndërkombëtare: “Vera e Ohrit”, “Vera e Shkupit”, “Mbrëmjet e Herakleut” dhe në shumë vende anembanë Evropës dhe botës: SHBA, Angli, Francë, Austri, Itali, Poloni, Republika Çeke, Kroaci Serbi, Bullgari, Turqi etj. Në Maqedoni, recitalet e saj rregullisht i organizon Qendra Informative Kulturore – Shkup.
Marija Gjoshevska është profesor i jashtëm në katedrën e pianos në Fakultetin e Arteve muzikore në “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, është anëtar i Shoqatës së Artistëve muzikore të Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Shoqatës së pedagogëve të muzikës të Republikës së Maqedonisë. Si profesor është shpesh  anëtar i jurisë së garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Similar Posts