|

Recital nga Bledar Zajmi, violonçello dhe Ertrita Ibrahimi, piano

Të nderuar, Qendra Informative Kulturore – Shkup ju informon se në Sallonin 19:19 , me 18 mars (e mërkurë) 2015, me fillim në orën 20:00 do të mbahet recital nga Bledar Zajmi, vilonçello dhe Ertrita Ibrahimi, piano. Në koncert do të ekzekutohen veprat nga: Beethoven, Janáček, Dvořák, Sokoli, Grieg, Martinů.

Të nderuar,
Qendra Informative Kulturore – Shkup ju informon se në Sallonin 19:19 , me 18 mars (e mërkurë) 2015, me fillim në orën 20:00 do të mbahet recital nga Bledar Zajmi, vilonçello dhe Ertrita Ibrahimi, piano. Në koncert do të ekzekutohen veprat nga: Beethoven, Janáček, Dvořák, Sokoli, Grieg, Martinů.
Violonçelisti Bledar Zajmi, ka lindur në Tiranë, me 1973, dhe aktualisht është spale – koncertmaester në Orkestrën e Teatrit Kombëtar të Pragës, në Republikën Çeke.
Ka një karrierë artistike në 3 kontinente, në mbi 30 vende të botës, me mbi 15 CD solo dhe muzikë dhome, me nje repertor te gjerë artistik që nga muzika e stilit barok deri tek ajo kontemporane.
Pas diplomimit në liceun Artistik në Tiranë ( Prof. Xh. Lazri) fiton të drejtë studimi dhe bursë në Akademinë e Arteve të Muzikës në Pragë (Prof. Rudolf Lojda), ku në vitin 1997 diplomohet me diplomë Master në violonçello me vlerësimet më të larta. Gjithashtu merr pjesë në Masterklase të pedagogëve të njohur si Prof. Boris Pergamenschikow në “Cello Academy” Kronberg, Gjermani (1996) dhe Prof. Jozef Chuchro ne “Summer Academy” ne Semmering, Austri (1997).
Është laureat i disa Konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare si “Konkursi i Talentëve të rinj “ Tiranë (1985), “ Palma d´Oro“ ( 1999) , Itali dhe “ Premio Rovere d ´Oro“ (2004), Itali. Ka incizime të shumta për TV dhe radion Çeke , shtëpite diskografike Radioservis, Triga dhe gjithashtu ka bërë regjistrime për stacione radiofonike dhe TV në Japoni, Brazil, Gjermani, Itali, Spanjë, Kroaci. Aktivitetin e tij e shtrin me koncerte në Europë, Kore të Jugut, Kine, Brazil, Izrael dhe prezantohet në festivale ndërkombëtare të muzikës, si “Czech Chamber music society – Czech filharmonic”, Festivali “Prazske jaro” (Pranvera e Prages), “Jeruzalem Concert society”, Festival “Pontes”, “Dvorak Festival”, “Dubrovnik Festival”, “Budapest spring festival“ “Izmir – Opera concert season“ etj. Bledar Zajmi luan një instrument francez nga “Mirecourt”.
Etrita Ibrahimi e lindur në Tiranë në një familje të njohur artistësh e filloi aktivitetin koncertal në moshën dhjetë-vjeçare duke marrë pjesë dhe duke u nderuar me çmimin e parë në Koncertet e Majit në vitin 1980 dhe 1982. Në vitet në vazhdim ndoqi një seri koncertesh dhe çmimesh të fituara në konkurset kombëtare dhe në 1989, pasi fitoi një bursë studimi, u transferua në Itali për të vazhduar studimet në Konservatorin “G. Verdi” të Torinos, ku u diplomua në 1994 “cum laude”, në klasën e Prof. Remo Remoli, nxënësit të preferuar të A. B. Michelangeli. Ka luajtur disa herë me orkestrën e Radio Televizionit shqiptar. Ka realizuar shumë koncerte për të gjitha qytetet e rajonit të Piemonte-s dhe në shumë qytete të tjera të Italisë, në Austri, Spanjë, Francë, Kosovë, Mal i Zi, Kroaci, Shqipëri etj. Është klasifikuar në vendet e para në konkurse të ndryshme në Itali ka regjistruar shumë herë për Radio Televizionin shqiptar. Është specializuar në Ritmica Strumentale sipas metodës Suzuki.Ka qenë koncertmaestër në Konservatorin “G. Verdi” të Torinos dhe në konkurse të ndryshme si Concorso Internazionale në Asti, Torneo “Città di Grugliasco”, Concorso Internazionale “Marco Fiorindo”. Ka qenë pedagoge e pianos në shumë institute muzikore në Torino, Aosta, Pavia, Vercelli, Romë, etj, si dhe Presidente e Associazione Suzuki Vercelli.
Aktualisht është Drejtoreshë Artistike e Festivalit Ndërkombëtar “PIANODROM” dhe koncertmaestër në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.Për aktivitetin artistik të zhvilluar në Itali, në vitin 2005 ka fituar çmimin ndërkombëtar për karrierën “Beato Angelico”, i akorduar nga Bashkia e Romës

Similar Posts