|

Recital, Katerina Baçevska, flautë dhe Vesna Angelova Hristov, piano

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në recitalin nga Katerina Baçevska, flautë dhe Vesna Angelova Hristov, piano, që do te mbahet me 20 maj 2014 (e martë), me fillim në orën 20:00 në Sallonin 19:19. Të nderuar,

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në recitalin nga Katerina Baçevska, flautë dhe Vesna Angelova Hristov, piano, që do te mbahet me 20 maj 2014 (e martë), me fillim në orën 20:00 në Sallonin 19:19.
Katerina Baçevska është një ndër flautistet më shpresëdhënëse e ditëve të sotit. U lind në Ohër. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Arteve Muzikore – Shkup, në klasën e prof. Strashko Temkov, dhe vazhdon me përsosjen nën mentorimin e prof. Rafaele Trevizani në Milano të Italisë.
Baçevska është flautiste me studime pasdiplomike të mbaruara dhe vazhdon ta zgjerojë përvojën e saj si soliste nëpër botë.
Me performancën e saj në Sir James Galway Flute Festival 2012, merr çmimin Pipëza e artë, Nagahara 16k. Baçevska ka luajtur me shumë flautistë me renome si: Denis Burjakov, Trevor Vaj, Samuel Kols, Nikola Macanti, Matijas Cigler dhe shumë të tjerë.
Gjatë viteve 2000 – 2001, ka filluar turne në Slloveni dhe Itali me Orkestrin e të Rinjëve të Evropës, tani i njohur si CEI, nën udhëheqjen e Igor Corretit. Si soliste ka performuar më shumë herë me Filharmoninë e Maqedonisë me Rininë e Muzikës së Maqedonisë dhe ka mbajtur në numër të madh recitalesh në Maqedoni, Itali, Zvicër, Bullgari….
Vesna Angelova Hristov edukimin muzikor e mbaroi në Shkup në shkollën “Ilija Nikollovski – Luj”, në klasën e prof. P. Srebrova. Diplomoi në Fakultetin e muzikës në Shkup – piano, në klasën e prof. B. Romanov, ku dhe magjistroi në vitin 2007.
Vesna Angelova Hristov si soliste kamertale ka realizuar koncerte të shumta në Maqedoni dhe më gjere si: Gjermani, Francë, Bullgari, Serbi, Çeki…. Në vitin 2008 realizoi qëndrim kulturor dhe koncert në Paris.
Ka qenë anëtare e komisionit për muzikë kamertale për konkurs shtetëror në vitin 2008 dhe 2011. Nga viti 2008 është bashkëpuntore e jashtme në Filharmoninë e Maqedonisë.
Vesna Angelova Hristov është profesor për piano në shkollën e mesme “Ilija Nikollovski – Luj” në Shkup.

Similar Posts