|

Recital- Ivana Andonovska Svilar, mecosoprano dhe Tatjana Ognanoska, piano

Qendra Informative Kulturore – Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në recitalin e Ivana Andonovska Svilar, mecosopran dhe Tatjana Ognanoska, piano, që do të mbahet me datën 15 mars, 2011 (ditë e martë), në orën 20:00, në Sallonin 19,19. Në program do të jenë të ekzekutuara veprat e Rahmaninov, Saint-Saens, Massenet, Mascagni, Verdi, Donizzeti dhe Tchaikovsky. Mecosopranja e re Ivana Andonovska Svilar ës…htë emër i ri në muzikë por e cila me hapa të sigurtë përparon në muzikën klasike. Ivana Andonovska Svilar, shkollën e mesme e ka mbaruar në “ Ilija Nikollovski – Lluj” në Shkup në klasën e prof. Biljana Jakimovska Jovanovska. Ka diplomuar në vitin 2005 ndërsa ka magjistruar në vitin 2010, me notën më të lartë CUM LAUDE, në FAM, në Shkup. Performansat e para të Ivana Andonovska Svilar kanë filluar që nga shkolla e mesme, gjithashtu ka marrë pjesë në “Operën e mbrëmjeve të Majit” dhe në “Verën e Shkupit”.

Similar Posts