|

Recital i Goran Naçevskit dhe Milica Shkariqit

në Muzeun e qytetit të Shkupit me fillim në orën 20:00. Në program do të interpretohen vepra  nga List, Ravell, Rahmanjinov dhe Çajkovski. Goran Naçevski e ka filluar arsimin muzikor, solo këndimin dhe kompozimin, në  QSHSHMB “Ilija Nikolovski- Luj” në Shkup. Diplomoi dhe magjistri në Fakultetin e artit muzikor në Pragë, solo këndimin, në klasën e prof. Rene Tuçek dhe kompozimin në klasën e prof. Millan Sllavicki.

Në vitin 2006 doktoroi teorinë e kompozimit në të njëjtin fakultet. Ka marrë pjesë në seminare të shumta për solo këndim  dhe kompozim në Maqedoni dhe në mbarë Evropën. Është laureat i shumë çmimeve shtetërore dhe ndërkombëtare  nga solo këndimi dhe kompozimi. Gjatë qëndrimit 10 vjeçar në Pragë realizon shumë recitale vokale  dhe prezantime në kuadër të Studios operistike të FAM në Pragë. Pas debytimit të suksesshëm në vitin 2006, në rolin e Sharplesit  në operën “Madam Beterflaj” vazhdon karriera e tij vokale si solist- bariton pranë OBM.

Për një periudhë të shkurtër (tre vjet), debyton edhe në 12 kryerole  baritone: “Aida”, “Traviata”, “Trubadur”, “Luçia di Lamermur”, “Palaçot”, Kavaleria Rustikana”, “Boemët”, “Italianja në Algjer”, “Balloja nën maska”, “Car Samoili”…Merr pjesë  në festivale të rëndësishme në Maqedoni. Nga opusi i tij krijues janë interpretuar vepra në Maqedoni, Çeki, Austri, Itali… Aktualisht është asistent nga teoria e muzikës me kompozim në FAM në Shkup.

Similar Posts