|

Promovimin e romanit “Gjorgi krejt kjo është e kotë” të autorit Goce Ristovski

Të nderuar,

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në promovimin e romanit “Gjorgi krejt kjo është e kotë” të autorit GoceRistovski, me 24 mars, 2011 (ditë e enjte), në Sallonin 19,19, me fillim në orën 19:19.

Goce Ristovski është gazetar, publicist, kolumnist, kritik i artit…. Ristovski e ka mbaruar Fakultetin e letërsisë Jugosllave dhe studime Interdisciplinare për gazetari.

Është autor i disa romaneve:”Autori im, libri im”, “Era dhe mjegulla” ,gjithashtu është edhe autor i skenografisë për filma dokumentarë dhe artistik.

Romani do të promovohet nga kritiku letrar Atanas Vangelov, dhe interpretues të tekstit do të jetë Arna Shijak aktore dhe interpretim muzikor nga PolinaTaseva, soprano dhe Risto Tasev piano dhe flautë.

Similar Posts