
Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në promovimin e librit “Anijet” nga Petre Dimovski, të botuar nga shtëpia botuese PANILI. Dimovski është fitues i çmimit “Stale Popov” nga SHSHM për prozë. Promovimi do të mbahet në datën 05 prill, 2012 (ditë e enjte) në Sallonin 19:19, në orën 19:19. Petre Dimovski e ka mbaruar fakultetin Filologjik. Është poet, tregimtar dhe romansier. Është anëtar i SHSHM-së. Dimovski është autor i librave: “Thyerje” trgime, “Etje dhe nxehtësi” tregime, “Macja e zezë” prozë, dhe shumë të tjera. Është fitues i çmimeve të shumta. Librin do ta promovojë Eftim Kletnikov, poet, ndërsa pjesët nga teksti do ti lexojë Zorca Pançiq, aktore.