|

Promovimi i librit “A/Autopsia e teorisë”Tom 1, me nëntitull “Semiotika e gjallë” nga Venko Andonovski

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në promovimin e librit “A/Autopsia e teorisë”Tom 1, me nëntitull “Semiotika e gjallë” nga Venko Andonovski , të botuar nga shtëpia botuese Galikul. Andonovski është fitues i çmimit “Dimitar Mitrev” për kritikën dhe esen më të mirë. Promovimi do të mbahet në datën 08 maj, 2012 (ditë e martë) në Sallonin 19:19, në orën 19:19. Venko Andonovski është një nga shkrimtarët më të popullarizuar maqedonas, romancier, dramaturg, poet, eseist, kritik dhe teoriticient letrar. Fakultetin Filologjik e ka mbaruar në Shkup. Është doktor I shkencave filologjike dhe punon si profesor në fakultetin Filologjik në Shkup. Është anëtar I Qendrës PEN dhe I SHSHM-së. Andonovski ka marrë shumë çmime letrare. Është autor Ilibrave: “Kërthiza e Botës” (roman), “Metali I jastëkut”(dramë), dhe shumë veprave të tjera. Libri I Venko Andonovskit përbëhet nga artikuj të përkushtuar semiotikës letrare, si pjesë legjitime e shkencës së letërsisë dhe metodologjisë së kritikës letrare të shekullit 20. Librin do ta promovojë prof.dr. Kristina Nikollovska.

Similar Posts