|

Promovimi i albumit, MUSTAFA IMERI – TENOR

Qendra Informative Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në promovimin e albumit të Mustafa Imerit – tenor, në datën 28 mars, 2012 (ditë e mërkurë) në Sallonin 19:19, me fillim në orën 20:00.

Mustafa Imeri u lind në Shkup me 09.07.1981. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën normale të muzikës e mbaroi në QASHMB “Ilija Nikollovski Lluj” në Shkup në degën e solo – këndimit.
Akademin e muzikës e mbaroi në vitin 2008 në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi “ në Shkup në degën e solo- këndimit te prof: Millka Eftimova dhe Biljana Jakimovska dhe aktualisht është në studimet pasdiplomike në Shkup.
Punon si udhëheqës i katedrës shqipe dhe prof.i solo-këndimit dhe teknikës vokale në shkollën e mesme të muzikës Ilija Nikollovski Lluj në Shkup, është nënkryetar i Shoqatës së artistëve muzikor shqiptar në Maqedoni dhe këshilltar muzikor në Qendrën Informative Kulturore në Shkup.
Deri tani ka realizuar një album të titulluar “BIEN TRI DAHIRE”, dhe ka realizuar katër videoklipe të këngëve nga po ky album (Shqetësimi, Bien tri dahire, Harrom pak nga pak dhe Po qan vasha)
Albumi më i ri është i titulluar, “Mustafa Imeri – Tenor”, album i cili përmban tetë këngë, katër në gjuhën shqipe dhe katër në gjuhën italiane.

KONCERTE TE MUZIKËS KLASIKE:

2003 – Shkup (Koncert me filharmoninë e Maqedonisë për ditën e UN)
2004 – Koncert me orkestrën e mandolinave të dirigjentit Ramadan Shukri
2005 – Interfest Manastir (festival i muzikës klasike)
2008 – Opera Venus Villiams në verën e Ohrit (Teatri shqiptar)
2009 – Koncert në Verën e Shkupit me orkestrën kamertale te operës së Maqedonisë
2011 – Galla Кoncert me Big Band-in, orkestri i Radiotelevizionit te Kosovës në Shkup

Similar Posts