|

Promovim i romanit “Ehoja e pikëllimit të vjetër” nga Gorjan Petreski

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në mbrëmjen letrare kushtuar Gorjan Petrevskit, duke shënuar 60 vjetorin dhe njëkohësishtë për të promovuar romanin e tij të fundit “Ehoja e pikëllimit të vjetër” , i botuar nga “Detska radost”, me 15 dhjetor, 2011 (ditë e enjte), në Sallonin Imperial 1, me fillim në orën 19:19.

Gorjan Petrevski,është prozator dhe romancieri për fëmijët dhe të rinjë. Ka studiuar në Fakultetin Filologjik në grupin e letërsisë jugosllave. Dhjetëra vite ka punuar në programin dokumentar në redaksinë për fëmijë dhe të rinj në MTV, pastaj si gazetar dhe redaktor në  “Bota jonë”, ishte redaktor përgjegjës i revistës për fëmijët “Razvigor”, redaktor përgjrgjës i botimeve në “Detska radost” e cila tani vepron në kuadër të “Prosvetno Dellos”, ku ai është i angazhuar si  shkrimtar.Tani është redaktor përgjegjës i revistës “Stozher”. Është autor i librave: “Lule mali” (tregime), “Kujtime” (roman), “Çfarë është dashuria” (libër me vizatime), “Vetëm” (roman), “Marta” (roman) dhe të tjerët.
Është fituesi i shumë shpërblimeve.

Similar Posts