|

Promovim i librit “GRUAJA NË KAFE” , Diana Çuli, R.e Shqipërisë

Qendra Informative Kulturore – Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në promovimin e librit ““Gruaja në kafe” të autores Diana Çuli nga Republika e Shqirërisë. Promovimi do te bëhet me datën 25 shkurt, 2011 ( ditë e premte), në orën 19:19, në Sallonin 19,19.

 

Diana Çuli është shkrimtare e  njohur shqiptare. Veprat e saj në pjesën më të madhe janë romane, por gjithashtu është autore e disa librave me tregime, drama, skenare për filma, studime për çështje të grave, etj.

 

Romanet  “Dreri”, “Rekuiem”, “Engjujtë e armatosur” janë ribotuar disa herë. Disa romane dhe tregime të autores janë përkthyer në gjuhën italishte dhe frengjishte. Dy filma artistik janë bazuar në ngjarjet e romaneve të saj.

 

Diana Çuli ka marrë çmimin “Shkrimtari më i mirë” në vitin 2007.

 

Është e kyqur në lëvizjen e grave dhe është kryetare e Forumit të pavarur të gruas shqiptare në

Shqipëri. Diana Çuli ka qenë edhe anëtare e parlamentit shqiptar.

 

Romanin nga gjuha shqipe në atë maqedonase e përktheu Hana Kasapi.  Ai ka një tematikë moderne të dashurisë, e cila ndodhë në periudhën e tranzicionit.

 

Romanin do ta promovojë Prof. Dr. Luljeta Isaku, ndërsa pjesë nga teksti do të lexoje Teuta Jegeni, aktore.

Similar Posts