|

Promovim i librit “Gërsheta malli”, nga Dijana Toska

Të nderuar, Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në promovimin e librit “Gërsheta malli”, nga Dijana Toska, që do te mbahet me 04 qershor 2014 (e mërkurë), me fillim në orën 20:00, në Sallonin 19:19.

Të nderuar,
Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në promovimin e librit “Gërsheta malli”, nga Dijana Toska, që do te mbahet me 04 qershor 2014 (e mërkurë), me fillim në orën 20:00, në Sallonin 19:19.
Dijana Toska u lind më 04.06.1965, në Shkup. Shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në Shkup ndërsa shkollimin sipëror në Tetovë në USHT ku merr titullin profesional Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Studimet pasuniversitare i përfundon në UEJL-Tetovë, në Fakultetin e Shkencave politike dhe administratës publike, drejtimi Diplomaci ku merr titullin Magjister i Diplomacisë, në vitin 2012. Aktualisht punon si Këshilltare shtetërore për promovimin e eksportit dhe marketingut në Agjencionin për investime të huaja dhe promovimin të eksportit të Republikës të Maqedonisë.
Ky vëllim me poezi i titulluar “Gërsheta malli” është libri i saj i parë edhepse më herët ka shkruar poezi për fëmijë dhe për të rritur. Publiku e njeh si tekstshkruese e këngëve për fëmijë, të cilat janë promovuar nëpër festivalet e ndryshme si në Maqedoni poashtu edhe në Kosovë. Autore e disa kolumnave të cilat janë botuar nëpër revista dhe portale të ndryshme elektronike. Jeton dhe vepron në Shkup.Vëllim me poezi narrative në të cilën reflektohet dashuria e shprehur për jetën dhe njerëzit duke i parë ata se si përballen me mungesën e gjërave thelbësore për të mbajtur shpirtin gjallë. Përmes këtyre vargjeve shprehet nostalgjia dhe dëshira për gjërat themelore si dashuria, respekti i ndërsjellë, qetësia dhe paqa kolektive, të gjitha ato gjëra cilat i bëjnë njerëzit të ndjehen të lumtur ndërsa nga ana tjetër në disa nga poezitë është shprehur indinjata për ato veti të këqija të cilat fshihen tek njeriu, e ato padyshim që janë zilia, zemërligësia, mëkati dhe lakmia.
Librin do ta promovojnë: Teuta Agai Demjaha, Lindita Ramushi Dushku. Vargjet nga libri do ti lexojë aktorja Teuta Ajdini Jegeni dhe përcjellje në piano nga Nita Grubi.

Similar Posts