|

Promovim i librit ”Bërja e Shkretëtirës” nga Ahmet Selmani

QIK –Shkup, ju fton në promovimin e librit ”Bërja e Shkretëtirës” nga Ahmet Selmani, në datën 22.12.2014 (e hëne), Salloni 19:19, me fillim në orën 19:19.

QIK –Shkup, ju fton në promovimin e librit ”Bërja e Shkretëtirës” nga Ahmet Selmani, në datën 22.12.2014 (e hëne), Salloni 19:19, me fillim në orën 19:19.
Ahmet Selmani merret me poezi, prozë, ese, kritikë, publicistikë. Po ashtu, edhe me përkthime.
Ka botuar këta libra: “Poezia dhe individualiteti” (studim letrar) “Tregu i djallëzisë” (tregime), “Bashkëbiseduesit e mi” (biseda me shkrimtarë), “Mur i gjallë”, (poezi), “Diskurs kritik” (vështime letrare), “Abeja e akullt” (poezi), “Hija e kalit” (roman), “Poezia e shprishur” (studim letrar), “Bërja e shkretëtirës” (roman) etj. Në gjuhën shqipe ka përkthyer: Drago Shtambuk: “Gishti i perëndisë” (poezi), Drazhen Katunariq: “Kthimi I barbarogjenive” (ese), Millorad Paviq: “Fjalori kazar” (roman).Në gjuhën maqedonase i ka përkthyer:Rifat Kukaj: “Dreri me një bri” (roman), Sali Bashota: “Nëse bëhem engjëll” (poezi), Fatjona Geci: “Duke pritur ëndrrën” (poezi) etj.
Në qendër të veprimit është sundimi totalitar i një mbreti të paidentifikuar ose metaforik. Të gjitha ngjarjet zhvillohen në mënyrë episodike, sipas një seleksionimi të caktuar, duke filluar që nga ardhja e dyshimtë e mbretit në pushtet, largimin dhe vrasjen tinëzare të kundërshtarëve të tij, zëvendësimin e tyre me njerëz të dëgjueshëm, burgosjen dhe torturimin brutal, shkatërrimin e natyrës në emër të hapjes së tokave të reja, varfërinë e paimagjinueshme të popullit, ndalimin e fesë me dekret të veçantë…
Librin do ta promovon Fatmir Selmani, fragmente nga libri do të interpreton Ylber Murtezi.

Similar Posts