|

NË KUJTESË TË JADRANKA VLLADOVËS

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në mbrëmjen letrare kushtuar Kujtimeve për Jadranka Vlladova, që do të mbahet në datën 06 nëntor (e martë) 2012 , me fillim në orën 19:19, Salloni 19:19.

Jadranka Vlladova ka lindur në Shkup në vitin 1956, ka punuar në Fakultetin Filologjik dhe ka ligjëruar në lëndët letërsi botërore dhe letërsi për fëmijë. Ka qenë lektore e gjuhës dhe letërsisë maqedone në Universitetin e Karlit në Pragë.
Është autore e librave: “Skarbo në oborin tim” (trgime), “Magjia e fjalës” (kritikë dhe ese), “Vajza me dy emra” (roman për fëmijë), dhe shumë vepra të tjera.
Jadranka Vlladova ka vdekur me 11.12.2004.
Për veprimtarinë e saj do të flasin: Angelina Banoviq Markovska dhe Trajçe Stameski, ndërsa pjesët nga veprat e saj do ti lexojë Olivera Qorvezirovska.

Similar Posts