|

“Ndjenjë dhe zgjuarësi” dhe “Përshpëritja e së vërtetës” nga prof. Lenka Poposka

Lenka Poposka -Gogoska është magjistër i shkencave pedagogjike, profesor në pension i pedagogjisë dhe didaktikës Akademinë Pedagogjike “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Ajo është autore e mbi 30 veprave pedagogjike, të cilat janë të destinuara për mësuesit, profesorët, drejtorët dhe studentët. Midis tyre janë “Pedagogji”, “Didaktikë”, “Faktorët e suksesit në të mësuarit”, “Të mësojmë dhe të argëtohemi”, për drejtorin, përgatitja e orës së mësimit dhe shumë të tjerë, dhe puna e saj më e vlefshme është teza e magjistraturës e shndërruar në libër “Zhvillimi i arsimit në Shkup 1944-1984”.

Në të njëjtën kohë, ajo është autore e 10 librave të prozës dhe poezisë, romane dhe tregime të shkurtra për të rriturit dhe fëmijët, duke përfshirë trilogjin “Çelësi”, romanet “Dashuria në rrjete”, dhe shumë tituj të tjerë.

Këtë promovim e titulluam “Ruajtja e vlerave familjare dhe shpirtërore në romanet e autores Lenka Poposka-Gogoska” për të cilën do të flasin, Elizabeta Ivanovic-psikologe, Tatjana Gogoska, autor dhe komunikologe, dhe nikoqiri i kësaj ngjarje letrare do të jetë Zaklina Muçeva . Pjesë nga romanet do të paraqitet nga Elena Maksimovska.

Similar Posts