|

Mbrëmje me sonatë”, Sihana Badivuku, violinë dhe Maja Kastratoviq, piano

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në koncertin “Mbrëmje me sonatë”, nga Sihana Badivuku, violinë dhe Maja Kastratoviq, piano. Koncerti do të mbahet në datën 03 maj,2012 (ditë e enjte) në Sallonin 19:19, në orën 20:00. Në program do të ekzekutohen veprat e: BEETHOVEN, BRAHMS, FRANCK.
Sihana Badivuku – Hoxha, violiniste e shquar shqiptare, u lind në vitin 1967 në një familje muzicientësh. Shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës i kreu në Prishtinë, në klasë të profesorëve B. Dimchevski dhe P. Vernikov. Studioi në Konservatoriumin Shtetëror të Moskës P.I. Cajkovski, ku i kreu edhe studimet pasuniversitare në klasën e prof. E. Chugajeva.(1983 – 1991).
Në vitet 1993/ 94 studioi në Hochshule fur Musik në Detmold (Gjermani) në klasën e prof. Young Uck Kim (stipendiste GFF – Detmold). Me 1994 mbaroi kursin e perfeksionimit në Siena (Itali) në Academia Chigiana, në klasën e prof. Uto Ughi. Mori pjesë në garat ndërkombëtare për violinë (Leipzig, Gorizia, Budapest). Sihana Badivuku është koncert mjeshtër në Orkestrën Harkore të Filharmonisë së Kosovës, violiniste në Ansamblin “Vivendi” dhe anëtare e “Trio Harkor Kosova”. Angazhohet në bashkëorganizimin si drejtoreshë artistike e ngjarjeve të ndryshme muzikore si:”Java e Bachut”,Festivali ndërkombëtar i muzikës kamertale-KosovaKamerFest,”Garat e muzicienteve te rinjë ArsKosova”,”Koncertet e talentëve të rinj”(SH.A.M.K.,Fondacioni“ArsKosova”).

Maja Kastratoviq u lind në vitin 1969 në Shkup. Arsimin e ulët muzikor në QASHMB “Ilija Nikollovski-Lui” në klasën e prof.S.Jovanoviq.Edukimin muzikor e vazhdoi në Moskë, së pari në shkollën së mesme të specializuar për muzikë te prof. S.I. Gaxhiev dhe më pas studioi në Konservatorin prestigjioz “P.I.Chajkovski”, ku u diplomua në vitin1993, në klasën e prof. LJ.V. Roshçina. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Shkup në Akademinë e Muzikës, në klasën e prof. Boris Romanov. Maja Kastratoviq në periudhën 1996-2001 punoi si profesor për piano në QASHMB “Ilija Nikollovski-Lui” në Shkup. Që nga viti 2001 jeton dhe punon në Slloveni, ku në dy shkollat e muzikës në Slovenj Gradec dhe Sllovenske Konjice është profesor i pianos dhe korepetitor

Similar Posts