|

MBREMJE LETRARE ME LINDITA AHMETI

Qendra Kulturore –Informative – Shkup, ju fton nё mbrёmjen letrare kushtuar Lindita Ahmetit, e cila do tё mbahet mё datёn 23.11.2012 (e premte), saloni i ekspozitёs Imperial 1, me fillim ne ora 19,19.

Lindita Ahmeti ёshtё e lindur nё vitin 1973 nё Prizren. U shkollua nё Shkup, ku edhe jeton. Poezitё e saja janё botuar nё mё shumё revista nё gjuhёn shqipe, maqedonase dhe gjuhё tё tjera dhe ёshtё njё nga poeteshat mё tё pёrkthyera shqipёtare nё Maqedoni.
Ësht autore e librave “Mjedrat dhe bluzi”, “Hёna e gurit”, “Ëndra e kaltёrt” etj.

Pёr krijimtarinё e saj do tё flasin, Ali Aliu dhe Sande Stojçevski, ndёrsa fragmente nga veprat do tё interpretojnё Ana Shijak dhe Anita Latifi.

Similar Posts