|

KUJTIM PËR ANTE POPOVSKIN

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në mbrëmjen letrare, KUJTIM PËR ANTE POPOVSKIN, me 27 tetor, 2011 (ditë e enjte), në Sallonin Imperial 1, me fillim në orën 19:19.

Ante Popovski ishte poet, eseistpërkthyespublicist. Ka lindur me 3 qershor të vitit 1931 dhe ka vdekur me 1 tetor të vitit 2003.Ka mbaruar fakultetin e mjeksisë, por vendosi jetën t’ia kushtojë literaturës. Ishte anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Maqedonisë, dhe drejtor iNova Makedonia” dhe i “ Vardar Film”, gjithashtu ishte edhe nënkryetar i Komisionit për Marrëdhëniet kulturore me jashtë , kryetar i SHSHM  dhe kryetar i MSP.
Zgjedhje të poezisë së tij në librat e veçanta janë botuar në Shqipëri, Greqi, Francë, Rusi, TurqiItali, GjermaniBritania e Madhe dhe Indi.
Është fitues i shumë çmimeve.
Për krijimtarinë e tij do të flasinVenko Andonovski, shkrimtar dhe Gligor Çemerskipiktor dhe pjesë nga krijimtaria e tijë do ti lexojë Sofija Gogovska Vrçakovska, aktore..

Similar Posts