|

Kuinteti frymorë i Shkupit

Të nderuar,

Qendra Kulturore Informative në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veqantë të ju ftojë në koncertin e Kuintetit frymorë të Shkupit në përbërje të: Vanço Arevski, flautë, Vasil Atanasov, oboa, Risto Gjorevski, klarinet, Marijan Milloshevski, fagot dhe AleksandarGoshev, hornë (bri). Koncerti do të mbahet 10 prill (e martë) 2012, në Sallonin 19:19, në orën 20:00. Programi do të përfshijë vepra nga Mozarti, Liadov, Prokopiev, Hindemith dhe Arnold.
Kuinteti frymor i Shkupit ekziston më shumë se 30 vite dhe është pjesë e një tradite të muzikës kamertale dhe artistëve të drejtimit frymor. Kjo përbërje kamertale gjatë punës së tyre ka luajtur vepra nga thesari botëror, si dhe vepra nga autor maqedonas, disa prej tyre të shkruara posaçërisht për këta ansambël. Në këtë përbërje kamertale kanë kaluar shumë mjeshtër të mëdhenj të instrumenteve të tyre, gjithmonë me dëshirë dhe porosi që ky kuintet të mbijetojë dhe të vazhdojë.
Nga viti 2002 kuinteti frymor e vazhdon aktivitetin e tij nën drejtimin artistik të prof. Mr. Vasil Atanasov, me ntuziazëm të madh, energji dhe profesionalizëm në përbërjen e orkestës kamertale, kuartetit harkor, Trio Atanasov dhe Trio Macedoniko.
Kuinteti aktual përbëhet nga artistë të njohur maqedonas, anëtarë të orkestrës kamertale të Shkupit, filharmonisë së Maqedonisë dhe Operës dhe Baletit Maqedonas

Similar Posts